My Cart

Your cart is empty.

Blog

Nuancat më të njohura të pllakave Made in Florim

Nuancat më të njohura të pllakave Made in Florim Thumbnail

Florim është një kompani prodhimi e pllakave nga gres porcelani me përvojë më shumë se 50 vjet që, përmes pasionit dhe aftësive, ka arritur të vendoset në tregun ndërkombëtar. Produktet e saj dallohen për cilësinë, nuancat dhe përparimin teknologjik dhe stilin e tyre.

Florim është me origjinë italiane dhe është themeluar në rrethin e qeramikës në Fiorano Modenese (MO). Koleksionet tona shfaqin të gjithë cilësinë e lartë të Made in Italy: ndjeshmëri ndaj artit dhe bukurisë, zejtari teknike dhe vëmendje ndaj detajeve të kombinuara me njohuritë industriale.

 

Brendi nga Florim që i thekson më së shumti këto cilësi është CEDIT – Ceramiche d’Italia, brend që erdhi përmes bashkëpunimit të kompanisë me artistë,
arkitektë dhe stilistë italianë të njohur ndërkombëtarisht. Këta emra të mëdhenj shfrytëzuan teknologjitë e përparuara të kompanisë për të hartuar koleksione prej gres porcelani me cilësi dhe nuanca më të larta në vijën e parë të sektorit.

 

Rezultatet e këtij bashkëpunimi të frytshëm mund të shihen në çmimet e shumta të fituara nga koleksioni CEDIT. Në vitin 2019 koleksioni ARALDICA nga Federico Pepe u dha me nderim nga NYCxDESIGN Awards dhe njohje në revistën amerikane të brendshme që nderon talentin më të mirë në dizajn.

Në këtë koleksion, artisti italian hartoi një strukturë të frymëzuar nga orientimi, i cili riktheu teknikën e mermerit, me një nuancë psikodelike të ngjyrosur.
Një gur me efekt mermeri, me një sipërfaqe të lëmuar, por shumë inovative dhe jokonvencionale, që ngjason me një teknikë pikture. Artisti përfshinte disa motive gjeometrike dekorative në strukturën bazë që krijuan një rezultat përfundimtar që kujton temën e stemave aristokrate të armëve, pra edhe emri i koleksionit.

Koleksioni Araldica nga Federico Pepe për CEDIT - Ceramiche d’Italia

Shiko koleksionin

Cedit është një vatër e nuancave

 

Çmimi Red Dot, i marrë në vitin 2019 për koleksionin Rilievi nga Zaven është pjesë e katalogut të çmimeve të fituara nga koleksionet e tij. Tri-dimensionaliteti i pllakave shpërthen në mjedis dhe shtrëngon jurinë e profesionistëve të njohur ndërkombëtarë, të cilët ofruan arsyetimin e mëposhtëm për zgjedhjen e tyre: Dizajni imagjinativ i koleksionit Rilievi plotëson standarde të larta sa i përket dekorimit modern dhe artistik të murit. I njëjti çmim u fitua në vitin 2017 me produktin “Castello” nga koleksioni “Storie” – hartuar nga dizajnerët Giorgia Zanellato & Daniele Bortotto.

Castello nga koleksioni Storie nga Giorgia Zanellato & Daniele Bortotto për CEDIT - Ceramiche d’Italia

Shiko koleksionin

Dy koleksione të tjera me çmime Florim janë Artwork nga Casa Dolce Casa-Casamood dhe Étoile de Rex, që të dy ishin finalistë në Hospitality Design Awards: një në pesëmbëdhjetë dhe tjetra në edicionin e katërmbëdhjetë të njohjes prestigjioze të organizuar nga eponimet revista amerikane “US”.

 

Artwork Casa Dolce Casa-Casamood është një interpretim i zgjuar i “Venetian battuto” (ose terrazzo) dhe i Memphis Style i krijuar në Itali, duke u bërë më pas një ikonë e stilit postmodern të viteve 80-a. Ajo e shndërron traditën e vjetër në një koleksion të ri, me nuanca të guximshme, dalluese. Nuancat bazë në tonet e bardha, të zeza dhe gri alternojnë në një model “Déco” ku fillojnë të luajnë ngjyra të forta si të kuqe, jeshile dhe blu. Koleksioni gjithashtu eksperimenton me madhësi të ndryshme granulash, duke filluar nga mikro deri te makro efektet.

Koleksion Artwork nga Casa Dolce Casa-Casamood

Shiko koleksionin

Étoile de Rex, nga ana tjetër, është një koleksion që studion karakteristikat e rralla në një element natyror: mermer. Nuancat e materialeve që vijnë nga vendet e largëta gjeografike na kanë sjellë dhe ri-interpretuar për t’i dhënë hapësirave sharmin e kohërave të hershme. Koleksioni paraqet frymëzime nga shtatë mermere të ndryshme në formate të shumta duke filluar nga pllaka të mëdha 160×320 e deri te pllaka për mozaik, mure të vegjël ose listela.

Koleksioni Étoile de Rex

Shiko koleksionin

Për temën e formateve të mëdha të gamës Magnum Oversize u dha nga prestigjiozja Compasso d’Oro në vitin 2016 me përmendje të nderuar. Teknologji, art, nuanca, shumëllojshmëri të aplikacioneve të mundshme: këto janë ndër tiparet që e çuan këtë produkt në statusin e fituesit.

Formatet e disponueshme për pllakat e mëdha të Florim Magnum

Shiko koleksionet

Në vitin 2018, një koleksion tjetër i Florim u dha gjithashtu nga revista britanike e dizajnit, modës dhe stilit të jetës “Wallpaper”: Flowtech nga brendi Floor Gres. Ajo u dha nga një juri arkitektësh dhe ekspertësh të modës, për të dalluar veten nga nuanca e saj unike, ku një përzgjedhje estetike e metaleve plotëson veqoritë teknike të gres porcelanit.

 

Ikona të stilit industrial, tri nuanca unike u plasuan në treg (Russet, Aged Bronz dhe Burnished) me dy trashësi: 10mm dhe 6mm. Koleksioni është i përbërë nga një gamë e gjerë e formateve: nga 30×60 cm në formate të mëdha 120×240 dhe 160×320, duke përfshirë pllaka mozaiku dhe dekore të tjera. E gjithë kjo larmi e gamës ofron mundësi të mëdha planifikimi për arkitektët dhe projektuesit.

Koleksioni Flowtech nga Floor Gres

Shiko koleksionet

Made in Florim nuk është vetëm Made in Italy, por është gjithashtu sinonim i produkteve me shumë çmime, inovative në fushën e dizajnit. Kompania ofron koleksione të sofistikuara në krye të kategorisë së veshjes së qeramikës me nuanca stili të frymëzimeve të panumërta.

 

Në këtë studim të thelluar kemi zgjedhur disa nga koleksionet e çmimeve, por frymëzimet estetike te nuancave që ofron Florim janë të shumta dhe të larmishme: nga efekti i drurit deri tek afresku, pëlhura, qelqi, guri, pllaka me thekse nga ari etj. Një zgjërim diapazoni gjithnjë e në rritje, që asnjëherë nuk vë kufij në krijimtarinë dhe lirinë e projektit për ata që punojnë në këtë sektor. Zbuloni të gjitha koleksionet këtu

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping