My Cart

Your cart is empty.

Kujdesi dhe mirëmbajtja

Investimi në pllaka nga gres porcelani e zbukuron brendinë e shtëpisë apo banesës tuaj, i jep karakter oborrit, korridorit, kuzhinës apo këndit tuaj intim. Por blerja e pllakave është vetëm fillimi. Kujdesi dhe mirëmbajtja ndaj këtij materiali ndërtimor është një proces i rëndësishëm në mënyrë që pllaka të jetë e shndërritshme si ditën që e keni vendosur në shtëpi.

 

PASTRIMI FILLESTAR

 

Ky është hapi më i rëndësishëm në procesin e pastrimit ngase ka efekt në rezultatet e pastrimeve të mëvonshme duke ndikuar në rezultatet e përdorimit pasues të pllakave të gres porcelanit. Pastrimi fillestar ka për qëllim të largoj çdo gjurmë ose mbetje të lëndës së huaj nga sipërfaqja e pllakave. Nëse keni përdorur ngjitës me bazë çimentoje gjatë instalimit, pasi të jetë tharë llaçi i hollë atëherë rekomandohet kryerja e veprimeve të mëposhtme:

 

  • Largoni çdo papastërti të trashë duke përdorur një fshesë elektrike;
  • Lagni dyshemenë me ujë të pastër në mënyrë që nyjet të thithin ujin dhe të mbrohen nga veprimi gërryes i detergjentit;
  • Pastroni duke përdorur një detergjent të përshtatshëm me koncetrat acidi, i cili mund të shpërndahet me dorë (me një leckë të pastër) ose me një makinë (makinë me furçë me fije mesatare jo gërryese ose pastrues uji me presion të lartë);
  • Largojeni detergjentin pastrues me një leckë të pastër ose thitheni me një fshesë elektrike të përshtatshme;
  • Shpërlajeni tërësisht, me ujë të pastër dhe të ngrohtë, sipërfaqen për të neutralizuar veprimin e detergjentit;
  • Largoni përmes pastrimit çdo mbetje tjetër;
  • Nëse është e nevojshme, pastrojeni përsëri sipërfaqen me makinën me një furçë, duke përdorur një detergjent të zbutur neutral ose alkalin, më pas shpërlajeni duke përdorur ujë të pastër dhe të ngrohtë, në fund e thani me një leckë të pastër.

Nëse gjatë instalimit të pllakave është përdorur një ngjitës i llojit epoxy, duke patur parasysh natyrën kimike të një produkti të tillë, çdo mbetje në sipërfaqen e pllakës së porcelanit duhet të hiqet para se llaçi i hollë të jetë ngurtësuar plotësisht dhe këtë bëjeni duke ndjekur me kujdes udhëzimet e dhëna nga prodhuesi.

 

KUJDES

 

  • Disa nga përbërësit që i përmban llaçi i hollë ngjitës nuk janë rezistentë ndaj acideve. Andaj ju këshillojmë që gjithmonë të pyesni prodhuesin e ngjitësit se cili është detergjenti më i përshtatshëm për pastrimin e hapësirës së porcelanit.
  • Kur hasni në njolla të vështira për tu hequr, pastrojeni hapësirën duke ndjekur udhëzimet sipas llojit të detergjentit që i referohet llojit specifik të papastërtisë, që janë të përfshira poshtë këtij shkrimi.

LLOJI I DETERGJENTIT SIPAS LLOJIT TË PAPASTËRTISË

 

Më poshtë janë disa nga substancat për heqjen e njollave. Udhëzimet janë përcaktuara sipas llojit të produktit dhe nuk përmbajnë referenca për detergjentë specifikë: megjithatë këto karakteristika janë të pasqyruara qartë në etiketat e detergjenteve të disponueshëm te shumica e shitësve me pakicë.

 

LLOJI I PAPASTËRTISË

Yndyrat dhe vaji

Bojëra

Ndryshku

Mbetje të gëlqeres dhe çimentos

Birrë, verë, kafe

Shenjat e gomave

Akullore

Rrëshirë

Lëng frutash

Shenjat e stilolapsit (marker permanent)

Gërvishtjet e aluminit

Njolla të tjera

LLOJI I DETERGJENTIT

Detergjent alkalin – Super Soap

Tretësirë e hipokloritit të ose detergjent në bazë acidi – Fuga Wash ose Delta Plus Eco

Detergjent në bazë acidi – Delta Plus Eco

Detergjent në bazë acidi – Delta Plus Eco

Tretësirë e hipokloritit të natriumit (zbardhues) ose detergjent alkalin – Fuga Wash ose Super Soap

Tretës organik (trikloretilen, hollues) – Fuga Soap

Detergjent alkalin – Super Soap

Tretës organik (hollues) – Fuga Soap

Solucion i holluar i hipokloritit të natriumit (zbardhues) – Fuga Wash

Tretës organik (aceton, hollues) – Fuga Soap

Detergjent në bazë acidi ose detergjent gërryes (krem/pluhur) – Delta Plus Eco ose Fuga Shock

Detergjent krem abraziv

MIRËMBAJTJA RUTINORE

 

Ky është pastrimi normal në dysheme, në mure dhe që zakonisht konsiston në:

 

  • Thithjen me fshesë elektrike të pluhurave, papastërtive, zhavorrit të imët;
  • Larjen me detergjent alkalin neutral të holluar.

Sipërfaqet kundër rrëshqitjes dhe hapësirat që kërkojnë standarde të larta të higjienës (kuzhina, dyqanet ushqimore) duhet të pastrohen më shpesh, madje edhe në baza ditore.

 

SIPËRFAQET MAT

 

Për pastrimin e sipërfaqeve natyrale përdorni vetëm ujë të ngrohtë dhe detergjentë të butë alkalin që mund të blihen te shumica e shitësve me pakicë (produktet që përmbajnë acid klorhidrik dhe derivatet e tij nuk duhet të përdoren).

 

Ne nuk e rekomandojmë përdorimin e detergjenteve që përmbajnë dyll, për të shmangur krijimin e një shtrese vaji në sipërfaqen e pllakës. Kur keni të bëni me njolla veçanërisht të vështira ju rekomandojmë që hapësirën ta pastroni duke ndjekur udhëzimet sipas llojit të detergjentit që i referohet llojit specifik të papastërtisë, që janë të përfshira në fillim të këtij shkrimi.

 

SIPËRFAQET ME SHKËLQIM

 

Për të pastruar sipërfaqet e lëmuara dhe ato me shkëlqim përdorni vetëm ujë të ngrohtë dhe detergjentë të butë alkalin që mund të blihet te shumica e shitësve me pakicë (produktet që përmbajnë acid klorhidrik dhe derivatet e tij nuk duhet të përdoren). Ne ju rekomandojmë që kohë pas kohe të bëni një pastrim të veçantë me detergjentë specifikë, të tillë si acidet tampon ose pastruesit profesional të vajit: kjo do t’ju lejojë të largoni çdo papastërti të mbetur dhe ju ndihmon në ruajtjen e shkëlqimit të dyshemesë me kalimin e kohës.

 

Ne nuk e rekomandojmë përdorimin e detergjenteve që përmbajnë dyll, për të shmangur krijimin e një shtrese vaji në sipërfaqen e pllakës.

 

Kur keni të bëni me njolla veçanërisht të vështira ju rekomandojmë që hapësirën ta pastroni duke ndjekur udhëzimet sipas llojit të detergjentit që i referohet llojit specifik të papastërtisë, që janë të përfshira në fillim të këtij shkrimi.

 

SIPËRFAQET ME STRUKTURË

 

Për të pastruar këtë lloj sipërfaqeje përdorni ujë të ngrohtë dhe detergjentë të butë alkalin që mund të blihen te shumica e shitësve me pakicë (produktet që përmbajnë acid klorhidrik dhe derivatet e tij nuk duhet të përdoren).

 

Kur i pastroni këto sipërfaqe, ju rekomandojmë të ndiqni skicën e modelit të relievit dhe nëse është e nevojshme fërkoni butësisht për t’i hequr papastërtitë nga zgavrat e sipërfaqes.

 

Ne nuk e rekomandojmë përdorimin e detergjenteve që përmbajnë dyll, për të shmangur krijimin e një shtrese vaji në sipërfaqen e pllakës.

 

Kur keni të bëni me njolla veçanërisht të vështira ju rekomandojmë që hapësirën ta pastroni duke ndjekur udhëzimet sipas llojit të detergjentit që i referohet llojit specifik të papastërtisë, që janë të përfshira në fillim të këtij shkrimi.

 

MIRËMBAJTJA E VEÇANTË

 

Ky është një lloj pastrimi veçanërisht intensiv dhe i saktë që mund t’ju duhet të bëni një herë në vit ose çdo gjashtë muaj. Ky lloj pastrimi realizohet duke i ndjekur të njëjtat udhëzime të dhëna për mirëmbajtjen rutinore, por duke përdorur detergjentë alkalin me përqendrim mesatar.

 

KUJDES

 

  • Ne ju rekomandojmë që gjithmonë të ndiqni dozat dhe kohët e rekomanduara nga prodhuesit duke kryer prova në material jo të instaluar ose në hapësira të fshehura të sipërfaqes së instaluar.
  • Nëse përdorni detergjentë me acid, ju rekomandojmë që gjithmonë t’i lagni mirë nyjet përpara pastrimit, për t’i mbrojtur ato nga veprimi gërryes i detergjentit.
  • Nëse keni të bëni me një hapësirë që ka nevojë të veçantë pastrimi (kuzhina, spitale, dyqane, etj.) ose një zonë ku ka papastërti veçanërisht të vështira për t’u hequr (dysheme të jashtme, zyra, etj.) më mirë është të kryeni veprimet e  lartpërmendura të pastrimit në kombinim me tharëse-larëse dhe produkte specifike.
  • Para pastrimit, ju rekomandojmë që gjithmonë të lexoni me kujdes skedarët teknikë që ndodhen brenda katalogëve të secilit koleksion.
Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping