SISTEMI I FSHEHUR I ANKERIMIT PER FASADA VENTILUESE NGA KEIL

Fasadat ventiluese janë ndër sistemet më të njohura të fasadave të arkitekturës moderne. Qoftë elegante, tradicionale, moderne, delikate apo jo-konvencionale - nuk ka kufizime për kreativitet. Ndërsa është estetikisht e gjithanshme, siguria e fasadës së ventiluar nuk ka kompromis. Mund të përdoren një sërë materialesh veshjesh, të tilla si: guri natyror, pllakë prej porcelani, betoni me performancë ultra të lartë, çimento prej fibre, laminat me presion të lartë dhe qelq i kristalizuar.

SISTEMI I ANKERIMIT

-Materiali për veshje i cili është i dëmtuar mund të zëvendësohet
lehtësisht.
-KEIL Ankerat mund të ripërdoren për të zëvendësuar panelet e fasadës.
-Asnjë papastërti apo vija të ndryshkut nuk do të shfaqen në fytyrën e fasadës, pasi që mbajtësi gjendet në pjesën e prapme.
-Nuk ka kufizime për kreativitetin tuaj dhe mund të zbatohet dizajni më i guximshëm në fasadë.
-Teknologjia KEIL redukton kufizimet në përzgjedhjen e materialit ideal të fasadës në bazë të kërkesave strukturore - në veçanti për mveshjet që mbrojnë nga shiu.
-Sistemi i ankerimit zvogëlon punën e përfshirë duke kërkuar më pak vrima dhe krijon avantazhe ekonomike duke lejuar që të përdoren panele më të holla.
-Janë në dispozicion më shumë se 50 materiale të ndryshme që mund të përdoren duke përfshirë qeramika, gres procelan, guri natyror, plastika / HPL, çimento prej fibre, xhami etj.
-Ngarkesa e tensionit është më e lartë në krahasim me sistemet e tipllave ose sistemeve të thjeshta me varje.

ANKERIMI DIREKT

Ankeri KEIL pa strukturë mbështetëse. Ankeruesi KEIL lehtëson lidhjen e ngushtë aksiale të ankerit të shpimit të brendshëm dhe bulonave të filetuara. Përdoret aty ku panelet e fasadës nuk duhet të hiqen më pas fiksimit, p.sh. për të zëvendësuar panele të dëmtuara në elemente betoni të parapërgatitur për pajisje të brendshme, dhe për zëvendësimin ose riparimin e pjesshëm nevojitet hapësirë e kufizuar prapa veshjes dhe murit.

NEN STRUKTURA

Struktura mbështetëse është lidhja statike midis murit të jashtëm apo të brendshëm të strukturës dhe veshjes së fasadës. Alumini ka mbizotëruar në shumicën e rasteve. Strukturat e mbështetjes së aluminit mund të përshtaten në tre dimensione dhe të qëndrojnë kundër strukturës së ndërtesës pa stres.

Çdo pabarazi dhe projeksionet e murit mund të kompensohen për të arritur një shtrirje të përsosur horizontale dhe vertikale. Strukturat e mbështetjes prej alumini mund të jenë gjithashtu shumë të efektshme kur integrohen në sistemin e mbrojtjes së rrufeve, edhe nëse veshja është jo-përçueshëm.

MATERIALET E MVESHJËS

Më shumë se 50 lloje të ndryshme të materialeve mund të përdoren me ankerin e fshehur të fasadës KEIL. Pavarësisht nga materiali ose trashësia - të gjitha me shkallën më të lartë të sigurisë.
-Guri Natyror - graniti, mermeri, guri gëlqeror, guri ranor, guri jura dhe ardëz me një trashësi minimale prej 20mm deri në 60mm.
-Pllaka qeramike dhe porcelani duke filluar me një trashësi prej 7mm.
-Panelet për mveshje prej guri dhe pulimeri të krijuara nga njeriui, qelqi i kristalizuar ose "Bio Glass", çimento me fibra, laminatet me presuara, materialet me sipërfaqe të
ngurta, duke filluar nga 8 mm.

Sistemi i ankerimit KEIL mundëson përdorimin e paneleve për veshje më trashësi më të hollë që rezultojnë në reduktimin e shpenzimeve të materialit, të punës dhe të transportimit të mallrave, si dhe ngarkesën e peshës së reduktuar në ndërtesë.

MAQINA SHPUESE

Shpimi i vrimës së prerjës së mbrendshme bëhet duke përdorur makinat shpuese KEIL ose burgiat KEIL për makinat CNC. Janë në dispozicion burgi të ndryshme mvarrësisht nga lloji i materialit (shpim i thatë dhe me ujë). Koha e shpimit për ankerim të një vrimë të thellë 14.5 mm, është më pak se 10 sekonda.

0
Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping