My Cart

Your cart is empty.

Kushtet e përdorimit

Mirë se vini!

Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni Kreativqeramika.com, të cilës në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”. Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushtet”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë nenet dhe relacion të detyrueshëm kontraktues ndërmjet juve dhe Kreativ OP kështu që ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes. Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos i përdorni shërbimet tona. Në kuadër të këtyre Kushteve, termet “JU” apo “përdorues” apo “blerës” nënkuptojnë entitetin apo individin i cili përdor shërbimet tona, ndërsa “NE” apo “tona” apo “KREATIV QERAMIKA” nënkupton Kreativ OP, Prishtinë, Kosovë dhe “palët” nënkuptojnë JU dhe KREATIV QERAMIKA.

Privatësia

Ju lutem lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë të publikuar në ueb faqen tonë në Kreativqeramika.com. Politika e Privatësisë është pjesë integrale dhe e pandashme e këtyre Kushteve.

Të drejtat e autorit

Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të drejtat e autorit dhe angazhohemi që këto të drejta të respektohen në tërësi. E gjithë përmbajtja e përfshirë, e vënë në dispozicion apo e plasuar përmes ndonjë shërbimi tonë e cila në mënyrë shprehimore theksohet se është vënë në dispozicion ose plasuar nga Kreativ Qeramika, siç mund të jenë por pa u limituar: ndonjë tekst, grafike, llogo, imazh, audio klip, shkarkime digjitale, të dhëna të grumbulluara dhe/apo softuere janë pronë e jona, apo e kontraktorëve tanë dhe mbrohen me ligjin mbi të drejtat e autorit të Republikës se Kosovës, ligjet ku operon apo ushtron aktivitetin KREATIV QERAMIKA dhe normat ndërkombëtare për të drejtat e autorit. Nëse gjatë shfrytëzimit të shërbimeve tona vëreni se ndonjë e drejtë e autorit është cenuar ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes të dhënave të kontaktit të publikuara në ueb faqen tonë.

Markat Tregtare

Marka e jonë tregtare është e mbrojtur me ligj. Asnjë person fizik apo juridik, gjatë aktiviteteve të tyre tregtare nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që në masë substanciale është identike, ose e ngjashme me markën tone tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i markës tregtare konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare.

Përmbajtja e të tjerëve

Në shërbimet tona një pjesë e përmbajtjes vjen nga përdoruesit, publikuesit, dhe palëve te treta. Edhe pse ne mundohemi që të rishikojmë përmbajtjet kohë pas kohe, ne nuk e bëjmë këtë për të gjitha faqet, dhe si rezultat nuk mbajmë përgjegjësi për çfarëdo lloj përmbajtje që vjen nga të tjerët nëpërmjet shërbimeve tona. Përmbajtja qe i dedikohet audiencës minorene gjithmonë kontrollohet për t’ju përshtatur moshës së përdoruesve, por në asnjë rast, Kreativ Qeramika nuk mban përgjegjësi nësë përmbajtja, përkundër moshës së dedikuar, mund të shkaktoj çfarëdo reagimi te fëmiu. Prindi/kujdestari ligjor mbetet përgjegjës për kontrollim të përshtatshmërisë së përmbajtjes për fëmiun e tij.

Raportimi i përmbajtjes

Ju keni mundësi të raportoni një përmbajtje të pa përshtatshme ose një përmbajtje e cila ju mendoni se ju cenon juve ose personave nën përgjegjësinë ligjore tuajën.

Komunikimi Elektronik

Ju pajtoheni që të komunikoni me ne në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, njoftimeve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera. Ju mund të ruani kopjet e këtyre komunikimeve për nevoja tuaja. Ju pajtoheni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë valide dhe të plotëfuqishme dhe janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

Llogaria juaj, abonimi dhe pagesa

Nëse ju hapni llogari tek ne në lidhje me shërbimet tona, ju do të keni mundësi të shfrytëzoni të gjitha shërbimet e Kreativ Qeramika, mirëpo ju mbeteni përgjegjës të ruani konfidencialitetin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj. 

Modifikimi i shërbimeve

Ne rezervojmë të drejtën që në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak të ndryshojmë, përmirësojmë, kufizojmë ose ndërprejmë përkohësisht apo përfundimisht ndonjë nga shërbimet ose pjesë të këtyre shërbimeve, apo pjesë të funksioneve të këtyre shërbimeve. Për më tepër ne rezervojmë të drejtën për të prezentuar apo futur në funksion veçori ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet e tona.

Refuzimi apo anulimi i një transaksioni

Kreativ Qeramika rezervon të drejtën që në çdo kohë, nën vullnetin e saj të lirë, të refuzoj apo të anuloj një transaksion online për çfarëdo arsye. Disa situata që mund të rezultojnë që një transaksion online të refuzohet apo anulohet përfshijnë dyshimet për mashtrim me kartelën e kreditit apo debitit, kur ka arsye të besojmë se transaksioni online është i pa-autorizuar, shkel ndonjë ligj, rregull apo rregullore. KREATIV QERAMIKA në çdo kohë mund të kërkoj verifikime ose informacione shtesë për ndonjë transaksion online.

Tatimet 

Çmimi i produkteve apo sherbimeve të listuara në ueb faqen tonë përfshinë TVSH-në dhe obligimet doganore (aty ku aplikohet), megjithatë para procesimit të porosisë ju lutem të lexoni me kujdes detajet e porosisë. Në rastet kur në çmimin e produktit apo shërbimit nuk janë të përfshira tatimet apo ngarkesat e tjera doganore apo ngarkesa të tjera të imponuara nga ligjet atëherë ju obligoheni që krahas çmimit blerës të paguani të gjitha tatimet dhe ngarkesat e tjera (e aplikueshme për blerjet nga jashtë).

Kujdesi ndaj klientit

Kujdesi ndaj Klientit ka një rëndësi të veçantë për ne. Nëse ju keni nevojë për ndihmë apo asistencë për procesim të ndonjë transaksioni, gjurmim të porosisë tuaj, apo tjetër, ju keni mundësi që të lidheni drejtpërdrejtë me ne.

Plotësim-Ndryshimet e kushteve

Ne, në vazhdimësi përmirësojmë shërbimet ekzistuese, si dhe ofrojmë shërbime të reja. Kjo do të thotë që mund të shtojmë funksionalitete të reja, produkte apo shërbime, apo t’i ndalim ato. Ne, mund të ndërmarrim cilin do veprim në çfarëdo kohe dhe mund të mos jemi në gjendje t’ju njoftojmë paraprakisht Ne shpresojmë qe ju do të përdorni përgjithmonë shërbimet tona, gjithsesi ju mund të përfundoni marrëdhënien duke fshirë llogarinë tuaj. Në të njëjtën kohë edhe Ne mund të përfundojmë kontratën tonë në çdo kohë, për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak. Kjo do të thotë se ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin tuaj të shërbimeve, apo të mos ju ofrojmë shërbimet tona. Si p.sh. Ne mund të deaktivizojmë llogarinë tuaj si rezultat i mos shfrytëzimit të shërbimeve për një kohë të gjate.

Detyrueshmëria e këtyre kushteve dhe hyrja në fuqi

Pranimi i këtyre kushteve krijon relacion kontraktues detyrues në mes të Kreativ Qeramika dhe juve. Çfarëdo ndryshimi dhe plotësimi i kushteve, konsiderohet se kanë ndryshuar dhe plotësuar relacionin kontraktues në mes neve.   Këto Kushte hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:

– Në datën e pranimit të tyre gjatë regjistrimit në web faqe; ose

– Në rastet e kushteve të plotësuara dhe ndryshuara, në momentin kur ju vazhdoni të përdorni shërbimet e Kreativ Qeramika, pas plotësimit dhe ndryshimit të kushteve.

Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve dhe ligji i aplikueshëm

Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping