Kur shkel brenda hamami, frymëmarrja ngadalësohet duke hyrë në ritëm të rregullt kurse mendja dhe muskujt qetësohen. Kjo është mundësia ideale për të larguar veten nga çdo mendim negativ dhe siç na mësojnë format e ndryshme të meditimit, për të krijuar pamjet që evokojnë paqen e mendjes dhe kënaqësinë.
Hamami është përvojë që ribalancon qenien dhe energjitë tuaja duke ju përgatitur që t’i riktheheni përsëri obligimeve tuaja të përditshme.
Që nga kohërat e lashta banjoja turke, siç njihet ndryshe hamami, ka qenë një vend ku është kujdesur për trupin e njeriut përmes trajtimeve që vazhdojnë t’i rezistojnë shekujve. Masazhi i trupit me një dorashkë ose me kripë deti i largon qelizat e vdekura dhe e riaktivizon qarkullimin e gjakut, duke i dhënë lëkurës tonalitet dhe shkëlqim.