Pllaka nga porcelani dyfishohet në trashësi (20 mm) për t’u përshtatur me çdo lloj përdorimi në mjedis të hapur: kopshte, parqe publike, mjedise të jashtme pishinash, tarraca dhe rrugëkalime.
Kreativ Qeramika ofron diapazon të gjerë të pllakave për hapësira të jashtme që ndërthurin dizajnin, qëndrueshmërinë, performancën e lartë dhe fleksibilitetin për hapësirat publike dhe private.
Karakteristikat teknike të gres porcelanit dyfishohen – së bashku me trashësinë – për të përmbushur nevojat e çdo lloji të zbatimit në mjedise të jashtme.
Ndryshe nga materialet e tjera si druri, guri natyror dhe çimentoja, pllaka nga porcelani nuk është poroze dhe për këtë arsye nuk thith lëngje. Kjo do të thotë që nuk njolloset ose nuk çahet dhe nuk kërkon trajtime sipërfaqësore ose mirëmbajtje të veçantë.
Produkti – i marrë nga një bashkim rërash, argjilash dhe feldshpari – shtypet në 400 kg / cm2 dhe hidhet në 1200 gradë celsius për t’u bërë një material me karakteristika mekanike të pakrahasueshme.
E LEHTË DHE E GJITHANSHME
Ju mund të zgjidhni instalimin më të përshtatshëm për secilën hapësirë:
Materiali mund të hiqet lehtësisht për ta ripozicionuar atë diku tjetër (nëse nuk është ngjitur).
DIZAJNI DHE QËNDRUESHMËRIA “Made in Italy”
Një përzgjedhje e gjërë e pllakave për mjedise të jashtme, në Kreativ Qeramika, e vendos në nivel tjetër kërkesën e klientëve për të pazakonten. Vëmendja ndaj detajeve dhe kërkimet stilistike hyjnë në botën e dyshemeve të jashtme, në mënyrë që të mund t’i përjetoni lehtësisht dhe siç duhet hapësirat e jashtme.
Gama e madhësive dhe ngjyrave, që Kreativ Qeramika ka zgjedhur, plotësojnë frymëzimet më të njohura të materialeve për mbulesat në eksterier: esencat e drurit, çimentos dhe llojeve të ndryshme të gurit. Rezultati është absolutisht i natyrshëm, prodhimi industrial garanton vazhdimësinë estetike të efekteve dhe ngjyrës, pa të papritura.
Si gjithmonë, ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj qëndrueshmërisë. Receta inovative që është në gjendje të inkuadroj më shumë se 70 për qind material të ricikluar vjen nga laboratorët e Florim.
Zbuloni pllakat e çertifikuara të hapësirave të jashtme.
Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, Km 1
Rr. Rrafshi i Kosovës Nr.52
10000 Prishtinë, Kosovë
+383 38 602 600
+383 45 602 600
+383 49 602 600
Autostrada Tiranë - Elbasan, Km 2
Godina 2, 1003 Tiranë, Shqipëri
+355 68 353 6687
online@kreativqeramika.com