179 Produkte
Koleksioni përmban nëntë nuanca të përzgjedhura me kujdes, të cilat përfshijnë tonalitete të ngrohta, të ftohta dhe ato më trendi të momentit – duke lejuar kombinime të pafundme kreative. Çdo ngjyrë është menduar për të reflektuar stil, harmoni dhe për të sjellë ndjesi të veçanta në çdo ambient, qoftë ai rezidencial apo komercial. Nga ambientet më minimaliste deri te ato më të ngarkuara me detaje, MATERIA sjell balancë dhe sofistikim. Ky koleksion është ftesa perfekte për të eksploruar estetikën moderne përmes një materiali të njohur, por të interpretuar me një vizion krejtësisht të ri.
ECO MATERIA – Harmoni në Formë Mozaiku
Për të shfaqur potencialin e plotë të koleksionit Materia, Kronos ka zhvilluar një linjë mozaikësh ECO MATERIA, të krijuar nga përzierja e argjilave të ngjyrosura me qelq të ricikluar – një zgjidhje estetike dhe ekologjike që pasuron thellësinë vizuale dhe ndihmon në krijimin e ambjenteve në harmoni të plotë.
Gjithashtu, për secilën nga nëntë ngjyrat ekziston një fugë epokside tone-on-tone, që ndjek linjën estetike të koleksionit.
Australe K-Edition – Skulptura
Në bashkëpunim me studion artistike Cuorecarpenito, Kronos prezanton koleksionin ekskluziv të vazove artizanale Australe K-Edition – një koleksion me 9 vazo prej terrakote, të frymëzuara nga ngjyrat dhe peizazhet e largëta të tokave primitive.
Kjo seri përfaqëson takimin magjik midis mjeshtërisë së dorës dhe inovacionit industrial. Çdo vazo është formuar manualisht dhe përmban tekstura të punuara me kujdes, të frymëzuara nga sipërfaqet dhe ngjyrat e koleksionit Materia.