My Cart

Your cart is empty.

Blog

Kuzhina me dizajn modern dhe funksional

Kuzhina me dizajn modern dhe funksional Thumbnail

Gjithnjë e më shumë na pëlqen që të kalojmë kohë në kuzhinë. Qëndrimi në kuzhinë është kënaqësi kur gatuan me familjen. Në kohët e sotme kuzhinat moderne dhe praktike janë bërë pjesë kyçe e çdo shtëpie – Pllakat në Kreativ Qeramika e shndërrojnë kuzhinën në zemrën e shtëpisë apo banesës tuaj.

Dizajnet kyçe për kuzhinat moderne dhe funksionale

Kuzhina të hapura

Për të krijuar një dizajn funksional, kuzhinat e hapura me ishuj ose bare mëngjesi janë një zgjidhje e sigurt. Përmes eliminimit të mureve dhe duke bashkuar hapësirat, drita që hyn në kuzhinë arrin në të gjithë hapësirën. Kjo është arsyeja përse qëndrimi ditor dhe kuzhina janë më të ndriçuara dhe të gjera.

Për të rritur edhe më shumë ndriçimin, duhen përdorur qeramika me ngjyra neutrale si bezhë, e bardhë dhe hiri.

 

 

Koleksioni “Buildtech 2.0" nga “Floor Gres”

Shiko koleksionin

Pllakat e qeramikës për dysheme dhe muret e kuzhinës

Një zgjidhje tjetër e mençur është përdorimi i pllakave qeramike në dysheme dhe mure. Vetitë e qeramikës tashmë janë të ditura: e lehtë për mirëmbajtje, me veti mbrojtëse ndaj bakterieve dhe reagensve të alergjisë, e reciklueshme, ekologjike, rezistence e qëndrueshme etj. Pra, nuk është për t’u habitur që veshja e mureve dhe dyshemeve me pllaka nga qeramika është bërë domosdoshmëri në kuzhinat me dizajn funksional. Përveç kësaj, llojet e shumta të pllakave i bëjnë ato të përshtatshme për çdo dizajn të enterierit.

Zbuloni stilet e kuzhinave moderne

Dizajni industrial

Për shumë vite me radhë, nuancat e lehta kanë mbizotëruar në dizajnimin e kuzhinës, por tashmë nuancat e errëta kanë filluar të zënë vend. Këto nuanca ofrojnë elegancë për shkak të hijes së tyre. Nëse doni të keni kuzhinë me detaje moderne, Kreativ Qeramika sugjeron të ndërthurni pllakat e koleksionit “Sensi” në dysheme dhe ishull, me elemente dekorative nga druri.

Koleksioni “Sensi” nga Matheo Thun për “Casa Dolce Casa”

Shiko koleksionin

Kuzhinat klasike

Për të krijuar një hapësirë funksionale, të hapur dhe për të unifikuar të gjitha dhomat, opsioni ideal është të përdorni të njëjtin material qeramike me pamje natyrale për dyshemenë dhe muret. Qeramika që interpreton mermerin nga koleksioni “I Classici di Rex” do të sigurojë vazhdimësi estetike. Stili klasik do të pasurohet nëse kombinohet me mobilje prej druri.

Koleksioni “Onyx&More” nga “Casa Dolce Casa”

Shiko koleksionin

Kuzhinat minimaliste

Kuzhinat në stilin minimalist kanë qenë një pikë referimi në dizajnimin e kuzhinës për shumë vite. Edhe me kalimin e kohës këto kuzhina mbesin aktuale, ku vijat e drejta të holla dhe nuancat e hapura janë karakteristikë e këtij stili. Si opsion ideal Kreativ Qeramika sugjeron përdorimin e pllakave të formatit XL për të arritur sipërfaqe të njëtrajtshme, të vazhdueshme dhe pa fuga.

Koleksioni “Esprit de Rex” nga “Rex”

Shiko koleksionin

Kuzhinat në stilin urban

Së fundmi, për dizajnet më të reja dhe urbane, dyshemetë qeramike me efekt betoni dhe me nuanca të hirit, sigurojnë personalitet dhe shumë mundësi dekorative. Më poshtë është shembulli ku është kombinuar koleksioni “Studios” në nuancen e tij “Concreate” me elementin dekorativ “Decór A”.

 

Koleksioni “Studios” nga “Casa Dolce Casa”

Shiko koleksionin
Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping