Për një banjo, kuzhinë, kënd intim dhe dysheme pa virusin Covid-19.
Një nga shqetësimet që ngre shumë pikëpyetje në këto kohë pandemie është pastrimi i hapësirave gjatë përhapjes së virusit dhe periudha kohore e qëndrimit të Covid-19 në sipërfaqe të ndryshme të shtëpisë apo banesës. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në studimet e saj paraprake, njofton se virusi Covid-19 mund të qëndroj në sipërfaqe nga disa orë deri në disa ditë.
OBSH rekomandon dezinfektimin e zonave që ne mendojmë se mund të jenë të kontaminuara, duke i pastruar ato direkt me një dezinfektues të zakonshëm për të eliminuar virusin Covid-19. Sipërfaqet qeramike mund të dezinfektohen me zbardhues, megjithëse mund të përdoren edhe dezinfektues të tjerë që përdoren kundër viruseve. Gjatë procesit të pastrimit dhe dezinfektimit rekomandohet t’i hapni dyert dhe dritaret për ta shmangur thithjen e gazrave.
Koleksioni “Onyx & More” nga “Casa dolce Casa”
Zbulo koleksioninNë këto kohë të përhapjes së virusit Covid-19 qeramika është njëra nga sipërfaqet që pastrohet më lehtësisht, ndryshe nga tepihu, linoleumi ose druri.
Dyshemetë shpesh janë njëra nga hapësirat më të ndyra të shtëpisë, zyrave dhe mjediseve të ndryshme. Informimi për mënyrat e duhura të pastrimit, të dyshemeve nga qeramika, është thelbësore që të shmanget degradimi i tyre me kalimin e kohës.
- Përdorni lecka pambuku
- Për pastrimin e fugave të pllakave të banjos dhe të kuzhinës mund të përdorni një brushë dhëmbësh
- Përdorni një tretësirë me ujë të ngrohtë dhe detergjent. Detergjenti do të dezinfektojë dhe do t’i largoj papastërtitë nga dyshemeja
- Nëse doni të keni përfundim të shkëlqyeshëm si ditën e parë, atëherë përdorni pak pastrues xhamash. Duke përdorur një spërkatës dhe një leckë pambuku, fërkoni të gjithë sipërfaqen e dyshemesë për ta bërë atë të shkëlqejë.
Pastrimi ditor i banjos
Koleksioni “Crayons” nga “Cerim”
Zbulo koleksioninNjë nga zonat me interes të veçantë në shtëpi është banjoja. Kjo është hapësira ku mund të grumbullohen bakteret dhe lagështia.
Duhet të sigurohet ventilimi i duhur gjatë pastrimit kurse produktet për pastrim duhet të mbyllen fort në enët përkatëse dhe kur nuk përdoren të ruhen në një vend të sigurt.
Sipërfaqeve që preken shpesh duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje. Së pari duhet të bëhet pastrimi, përndryshe dezinfektimi nuk do të jetë efektiv.
Koleksioni “Les Origines de Rex”
Zbulo koleksioninNe rekomandojmë që t’i lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 40-60 sekonda para se të filloni pastrimin. Vendosni disa doreza një përdorimëshe dhe hiqni të gjitha objektet nga banjoja për të patur mundësi që ta pastroni plotësisht çdo cep.
Pasi të hiqni objektet, pastroni me fshesë elektrike zonën për të hequr pluhurin sipërfaqësor. Me një leckë higjienike ose leckë mikrofibër dhe një dozë të vogël detergjenti ose zbardhuesi dezinfektues, pastroni dyshemenë dhe pllakat nga qeramika, lavamanin, dushin, vaskën, guacën. Shpërlajini me ujë të gjitha zonat ku është hedhur produkti.
Rubinetët, dorezat e dyerve, raftet dhe dollapët mund të pastrohen me ujë dhe amoniak ose xhel dezinfektues.
Në lidhje me peshqirët, këshillohet që secili anëtar i shtëpisë të ketë peshqirin e tij. Tekstili shtëpiak duhet të lahet të paktën në 60 gradë.
Dyshemeja e banjos mund të pastrohet me ujë dhe sapun ose ujë dhe zbardhues.
Pastrimi ditor i kuzhinës
Higjiena në kuzhinë është gjithmonë e rëndësishme, në momente të jashtëzakonshme siç është përhapja e pandemisë së virusit Covid-19, është absolutisht thelbësore. Mënyra se si e ruajmë ushqimin, mënyra se si e gatuajmë apo edhe se si e transportojmë mund të ketë efekt serioz në shëndet.
Koleksioni “B&W Marble” nga “Floor Gres”
Zbulo koleksioninProduktet e përgjithshme të pastrimit si detergjenti ose sapuni “i thyejnë yndyrnat dhe gjithashtu sulmojnë mikroorganizmat e mundshëm që janë të pranishëm në ato sipërfaqe sepse prishen barrierat mbrojtëse”, kështu që nuk kemi nevojë për ndonjë gjë të jashtëzakonshme për të ruajtur sigurinë në kuzhinën tonë.
Koleksioni “Reves de Rex”
Zbulo koleksioninKur pastroni tavolinën e punës, së pari largoni çdo papastërti, mbetjet e ushqimit dhe yndyrat; pastaj përdorni produktet e pastrimit me ujë të ngrohtë dhe fërkojeni mirë; mos e hiqni menjëherë por lëreni për një ose dy minuta që të jetë efektive, më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe në fund thajeni sipërfaqen. Nëse lëmë lagështi, mikroorganizmat do të kenë mjedisin perfekt për t’u riprodhuar përsëri.
Për më shumë informata rreth pastrimit të pllakave nga porcelan ju ftojmë të vizitoni këndin tonë të kujdesit dhe mirëmbajtjes.