My Cart

Your cart is empty.

Dizajn i lehtë, i gjithanshëm dhe rezistent për pllaka të jashtme

Pllaka nga porcelani dyfishohet në trashësi (20 mm) për t’u përshtatur me çdo lloj përdorimi në mjedis të hapur: kopshte, parqe publike, mjedise të jashtme pishinash, tarraca dhe rrugëkalime.

Kreativ Qeramika ofron diapazon të gjerë të pllakave për hapësira të jashtme që ndërthurin dizajnin, qëndrueshmërinë, performancën e lartë dhe fleksibilitetin për hapësirat publike dhe private.

Përparësitë e pllakave të porcelanit me trashësi 20 mm

REZISTENTE

 

Karakteristikat teknike të gres porcelanit dyfishohen – së bashku me trashësinë – për të përmbushur nevojat e çdo lloji të zbatimit në mjedise të jashtme.

  • Materiali – në formë katrore dhe i ratifikuar – ka rezistencë jashtëzakonisht të lartë ndaj ngarkesave dhe trafikut
  • Nuk ndryshon ngjyrën ose madhësinë dhe nuk përkeqësohet me kalimin e kohës
  • Është rezistent ndaj kimikateve (përfshirë aditivët për pishinat dhe detergjentët e zakonshëm shtëpiak)
  • Është rezistent ndaj motit (shi dhe erë), rezistent ndaj kripës, korrozionit dhe mykut
  • Ka strukturë kundër rrëshqitjes (R11 A + B)
  • Pastrohet lehtë
  • Nuk gërvishtet
  • Rezistent ndaj ngricave dhe zjarrit
  • Nuk kërkon trajtime specifike ose mirëmbajtje sezonale
  • Ngjyrat e lehta, të zgjedhura me kujdes, kanë një tregues të lartë të reflektimit diellor. Me fjalë të tjera, materiali nuk thith shumë nxehtësi dhe nuk nxehet në prekje.

Ndryshe nga materialet e tjera si druri, guri natyror dhe çimentoja, pllaka nga porcelani nuk është poroze dhe për këtë arsye nuk thith lëngje. Kjo do të thotë që nuk njolloset ose nuk çahet dhe nuk kërkon trajtime sipërfaqësore ose mirëmbajtje të veçantë.

Produkti – i marrë nga një bashkim rërash, argjilash dhe feldshpari – shtypet në 400 kg / cm2 dhe hidhet në 1200 gradë celsius për t’u bërë një material me karakteristika mekanike të pakrahasueshme.

Image

E LEHTË DHE E GJITHANSHME

 

Ju mund të zgjidhni instalimin më të përshtatshëm për secilën hapësirë:

  • Direkt në zhavorr dhe rërë (madje edhe në plazh)
  • Direkt në bar
  • Instalim i ngritur me mbështetëse (këmbë fikse ose të rregullueshme)
  • Instalim tradicional me ngjitës (në pllakë betoni)

Materiali mund të hiqet lehtësisht për ta ripozicionuar atë diku tjetër (nëse nuk është ngjitur).

DIZAJNI DHE QËNDRUESHMËRIA  “Made in Italy”

Një përzgjedhje e gjërë e pllakave për mjedise të jashtme, në Kreativ Qeramika, e vendos në nivel tjetër kërkesën e klientëve për të pazakonten. Vëmendja ndaj detajeve dhe kërkimet stilistike hyjnë në botën e dyshemeve të jashtme, në mënyrë që të mund t’i përjetoni lehtësisht dhe siç duhet hapësirat e jashtme.

Gama e madhësive dhe ngjyrave, që Kreativ Qeramika ka zgjedhur, plotësojnë frymëzimet më të njohura të materialeve për mbulesat në eksterier: esencat e drurit, çimentos dhe llojeve të ndryshme të gurit. Rezultati është absolutisht i natyrshëm, prodhimi industrial garanton vazhdimësinë estetike të efekteve dhe ngjyrës, pa të papritura.

Si gjithmonë, ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj qëndrueshmërisë. Receta inovative që është në gjendje të inkuadroj më shumë se 70 për qind material të ricikluar vjen nga laboratorët e Florim.

Zbuloni pllakat e çertifikuara të hapësirave të jashtme.

Image
Pllaka për eksterier, ide dhe inspirime

Sensi

Onyx & More

Rock Salt

La Roche di Rex

Motion

Industrial

Material Stones

Buildtech/2.0

Flowtech/

Selection Oak

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping