My Cart
Blog

Si të zgjedhni ngjyrën e duhur të fugës për pllakat tuaja?

Si të zgjedhni ngjyrën e duhur të fugës për pllakat tuaja? Thumbnail

Zgjedhja e një ngjyre, modeli, forme dhe pamje të pllakave është një pjesë argëtuese e dizajnimit, por shumë shpesh ne harrojmë një element po aq të rëndësishëm të projektimit: ngjyrën e fugës.

Ngjyra e fugës mund të theksojë elemente të caktuara të pllakës tuaj, të zbehet në sfond ose të merr plotësisht vëmendjen – sido që të jetë, zgjedhja e ngjyrës së duhur të fugës është thelbësore për një dizajn të suksesshëm të pllakave. Këtu gjeni disa konsiderata dhe ide për t’ju ndihmuar të gjeni ngjyrën e përsosur të fugës.

Kreativ Qeramika bashkëpunon me kompaninë lidere të prodhimit të fugave dhe llaqeve – Kerakoll, kompani e cila është e koncentruar në prodhimin e produkteve ekologjike dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Konsideratat që duhet pasur gjatë përzgjedhjes së fugave

Këta faktorë janë të rëndësishëm në ndikimin që ngjyra e fugës bën në modelin e pllakave tuaja.

Madhësia e zonës

Sa është madhësia e zonës ku jeni duke instaluar pllaka? Ngjyrat e fugës që krijojnë kontrast me ngjyrën tuaj të pllakave do të krijojnë një pamje më komplekse, e cila mund të jetë dërrmuese në një hapësirë ​​të madhe. Koordinimi i fugës me ngjyrën e pllakës, krijon një sipërfaqe më të vazhdueshme vizuale dhe mund të ndihmojë që një hapësirë ​​e vogël të duket më e madhe.  

Vendndodhja e pllakave

Vendndodhja e pllakave tuaja mund të ndikojë në vendimet tuaja të fugës. Për shembull, pllakat e murit dhe pllakat e kuzhinës që vendosen në mes të elementeve, mund të jenë në vijën e drejtpërdrejtë të shiqimit, duke e bërë vendimin tuaj të ngjyrës së fugës më të dukshme sesa mund të jetë në disa zona të tjera si ajo e dyshemesë. Gjithashtu, një kontrast i guximshëm i ngjyrës së fugës në një zonë të madhe mund të jetë dërrmuese.

Kompleksiteti i projektimit

Ndërsa madhësia dhe vendndodhja e pllakës suaj ndikon në modelin e instalimit të pllakave, zgjedhja e ngjyrës së fugës jep mundësinë të ndikoni në kompleksitetin e dizajnit tuaj në çdo hapësirë.

Mbani mend këto rregulla:

  • Duke përputhur ngjyrat e fugës dhe pllakave, mund të krijoni një pamje minimaliste me linjat e fugave që zbehen në sfond
  • Përdorimi i ngjyrave të kundërta për pllakën dhe fugën tuaj krijon një dizajn më dinamik
  • Për një pamje të balancuar, kombinoni pllakën tuaj me një fugë neutrale me ton të mesëm, siç është gri

Paleta e ngjyrave Fugabella Color të dizajnuara nga Piero Lissoni për Kerakoll Design House

Zbuloni gamën e gjërë të Fugabella Color

Pllakat me teksturë

Aplikacionet e pllakave paraqesin mundësi të shumta për të luajtur me tekstura të ndryshme.

Nëse pllaka juaj është me teksturë grafike, preferohet të përdorni fuga më të holla (siç lejohet sipas udhëzimeve të prodhuesit) ose të përdorni fugë me ngjyrë neutrale për të lejuar që modeli i pllakave të jetë në fokus. Poashtu preferohet që fuga të koordinohet me nuancën më të qelët të teksturës së pllakës, në mënyrë që të krijohet një sipërfaqe e njëtrajtshme.

Nga ana tjetër, fuga është një opsion i shkëlqyeshm për të tërhequr vëmendjen në mënyrën e montimit të pllakave ose formën e pllakave.

Koordinimi i pllakave me teksturë grafike me ngjyrë të fugës

Zbuloni koleksionin Les Bijoux de Rex

Pllakat shumëngjyrëshe

Pllakat shumëngjyrëshe mund të duken veçanërisht të ndërlikuara për të zgjedhur një ngjyrë të fugës, por ju në fakt keni disa mundësi tërheqëse:

  • Koordinoni fugën tuaj me një nga ngjyrat e pllakave tuaja (provoni ngjyrën më neutrale së pari) për të siguruar që fuga do të përshtatet mirë
  • Zgjidhni ngjyrën e fugës më të çelët ose të errët në mënyrë që të ketë kontrast me të gjitha ngjyrat e pllakave. (Ky opsion funksionon mirë nëse asnjë nga ngjyrat e pllakave nuk është në errësirë ​​ose dritë ekstreme)
  • Për pllakën me teksturë më grafike, zgjidhni një fugë që shkrihet sa më shumë që të jetë e mundur me skajet e pllakës, në mënyrë që të mos ndërpresë teksturën e pllakave
  • Për pllakat me efekt guri, ju mund të vendosni që fuga të përputhet me ngjyrën bazë të pllakës ose të kombinohet me venat e teksturës

Koordinimi i pllakave shumëngjyrëshe me ngjyrë të fugës

Zbuloni koleksionin Araldica

Gjerësia e fugave

Nuk egziston një gjerësi “standarde” për instalimet e pllakave. Gjerësia e fugave mund të ndryshojë bazuar në specifikimet e prodhuesit dhe efektin që dëshironi të krijoni.

Vini re se gjërësia e fugës nuk është domosdoshmërisht një çështje estetike. Metodat e instalimit lejojnë një gamë të pranueshme të gjerësisë së fugave në varësi të aplikimit të pllakave, llojit dhe madhësisë së pllakës dhe llojit të fugës që përdoret.

Përdorimi i pllakave të mëdha lejon që fugat të jenë minimale dhe në këtë mënyrë krijohet një sipërfaqe e vazhdueshme.

Instaluesi juaj duhet t’i referohet specifikimeve të prodhuesit për pllakën dhe fugën që përdoret për të përcaktuar gamën e përshtatshme për pamjen që dëshironi të arrini.

Paleta e fugave Fugabella Color të dizajnuara nga Piero Lissoni për Kerakoll

Zbuloni gamën e gjërë të Fugabella Color
Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping