My Cart

Your cart is empty.

SENSI – Green Good Design Awards

Koleksioni “Sensi” nga “Casa dolce Casa” i krijuar nga Matteo Thun & Partners për Florim është prezantuar me “Green Good Design Awards 2021“, versioni “miqësor me mjedisin” i çmimit historik ndërkombëtar: “Green Good Design Awards” i cili çdo vit feston shembujt më të mirë të dizajnit të qëndrueshëm.

Sipërfaqet e “Sensi” u njohën për aftësinë e tyre për të kombinuar modelin dhe bukurinë, shenjat dalluese të produkteve Florim, me një fokus në qëndrueshmërinë, mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë. Këto pllaka të mëdha qeramike janë bërë me mbi 90% lëndë të parë natyrale, përmbajnë deri në 42% materiale të ricikluara dhe rrjedhin nga një proces prodhimi që është deri në 100% i qëndrueshëm.

“Ne jemi me të vërtetë krenarë për këtë mirënjohje prestigjioze që njeh angazhimin tonë për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve dhe planetit tonë. Qëllimet që ne kemi ndjekur për disa kohë dhe që janë pjesë e një procesi të konsoliduar kohët e fundit me arritjen e çertifikimit të “B Corp” dhe arritjën tonë të statusit të Benefit Corporation.(Kryetari i Florim SB, Claudio Lucchese).

“Sensi” nga “Casa dolce Casau pranua si shembulli më i mirë i “Green Good Design Awards” nga një fushë e kandidatëve që erdhën nga 28 vende të ndryshme. Koleksioni tani mburret me vulën prestigjioze që vërteton përsosmërinë e saj të dizajnit në nivelin ndërkombëtar.

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping