POLICROMA – Edida Awards
Koleksioni Policroma i projektuar nga Cristina Celestino për CEDIT –
Ceramiche d’Italia ka marrë njohjen prestigjioze EDIDA nga revista Elle Decor Japan. Ҫmimet Ndërkombëtare të Dizajnit Elle Decor nga rrjeti Elle Decor promovojnë më të mirët e prodhimit botëror dhe dizajnerët më interesantë dhe më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare. Fituesit e edicionit Japonez u njoftuan tetorin e kaluar në Parkun Hyatt Tokio, ku koleksioni Policroma ka fituar në kategorinë “Wall Coverings”.