My Cart

Your cart is empty.

Blog

Dizajnimi i zyrave në epokën digjitale: Nevoja dhe hapësira të reja

Dizajnimi i zyrave në epokën digjitale: Nevoja dhe hapësira të reja Thumbnail

Ndryshimi i mënyrës së shfrytëzimit të hapësirës së zyrave lidhet me një qasje tjetër ndaj ideve nga ana e arkitektëve dhe dizajnerëve të enterierit, që janë ngritur nga sfidat që i kanë punëtorët e sotëm. Për t’ju përgjigjur ndryshimit të nevojave janë zhvilluar hapësira të reja.

Profesionistët që ndajnë hapësirën e punës mund t’i zvogëlojnë shpenzimet mujore. Shfrytëzimi bashkarisht i hapësirave, në të njëjtën kohë, mund ta inkurajojë dhe lehtësojë bashkëpunimin midis bizneseve të ndryshme.

E gjithë kjo e ka ndryshuar përvojën e vendit të punës.

Dalja në pah e inovacionit digjital, e njohur edhe si ‘kthesa digjitale’, ka sjellë një ndryshim të thellë në botën e zyrave të punës.

Ky lloj i dizajnit të zyrës e bashkon dizajnin minimal me atë dekorativ, gjë që pasqyron konceptin e ri të punës: më i lehtësuar nga mënyrat e dikurshme, të vjetëruara dhe më i përqendruar te nevojat e punëtorëve dhe aspektit të shëndetit psiko-fizik. Ky lloj dizajni tërë kohën është në kontakt të vazhdueshëm me mjedisin përreth.

Dy projektet e mëposhtme janë shembuj të shkëlqyer të këtij identiteti të dyfishtë të arkitekturës dhe dizajnit, në planifikimin e zyrave të përshtatura për profesionet e ditëve të sotme.

Hapësirë bashkëpunimi në Bryzh (Bruges)

Hapësirat e përbashkëta të zyrave

Në katin e parë të një blloku të vogël, jashtë qendrës historike të Bryzhit (Bruges) të Belgjikës ndodhet  hapësira e përbashkët e punës e quajtur “Work Around”. Dizajni i kësaj zyre është fryti i bashkëpunimit midis pronarëve dhe arkitektëve të studios “Buro Belgium”. Vendi u zgjodh për qasjen e shkëlqyer: duke qenë se ndodhet në një rrugë që lidh të gjitha qytetet kryesore të Belgjikës perëndimore, është një vend ideal për konferenca dhe takime biznesi.

Kjo hapësirë e përbashkët ofron shërbime të ndryshme për përdoruesit e saj, e ka mundësinë e funksionimit si zyrë e regjistruar ose bazë administrative. E ofron gjithë komoditetin e zyrave klasike por me tarifa të kufizuara në përdorimin aktual. Dhomat dhe vendet e punës mund të rezervohen për përdorim të përhershëm ose të përkohshëm, madje edhe për vetëm gjysmë dite.

Hapësira përfshinë stacione pune, salla takimesh të madhësive të ndryshme, një sallë konferencash për 60 persona, hapësira për takime joformale dhe po ashtu një sallë pritjeje dhe bar me një pamje të këndshme. Hapësirat janë funksionale, por të gjithanshme, me dekor kryesisht të bardhë dhe me shumë xham. Në kontrast me skemën e ngjyrave kryesisht neutrale, dyshemeja është në pllaka nga gres porcelani në dimension 80×80, me ngjyrë gri antracite. Kjo dysheme minimale me efekt guri është edhe e gjithanshme dhe e fortë, e përshtatshme për t’u përdorur në të gjitha zonat e ndryshme.

“Work Around” - hapësirë e përbashkët e punës, Bryzh (Bruges) në Belgjikë

Brain Factory Studio

Në projektin e enterierit për Brain Factory, të dizajnerëve Paola Oliva dhe Marco Marotto, është rishikuar koncepti klasik i studios. Përveç zonës aktuale të punës (të dizajnuar për përdorim në punë), ekziston edhe një hapësirë ku paraqiten risitë kryesore në fushën e dizajnit, të konceptuara nga dyshja  projektuese. Kjo zonë iu mundëson klientëve t’i shohin vetë përfitimet e inovacioneve të projektimit.

Zona e ‘ekranit’ është paraqitur si një apartament që shfaq idetë e ndryshme të projektimit në materialet më të zhvilluara teknologjike.

Ndër materialet e ndryshme të përdorura janë pllaka nga gres porcelani me efekt prej druri, që e ofron ndjesinë mikpritëse në sallën e hyrjes, dysheme me efekt çimento bashkë me pllaka gres porcelani nga koleksioni Classici di Rexqë kujtojnë mermer calacatta. Të gjitha hapësirat kanë po ashtu elemente gjelbërimi artificial,  që kontribuojnë në ngritjen e nivelit të mirëqenies së atyre që punojnë aty. 

Brain Factory Studio, Roma (IT)

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping