3 Produkte
Me një pamje monolite dhe një ndjesi solide nën këmbë, Asphalt krijon ambiente që duken si të formuara nga vetë koha. Tonalitet janë të menduara për t’u bashkuar me hapësirën, jo për ta dominuar atë. Ato reflektojnë dritën butësisht, duke krijuar thellësi pa ngarkesë vizuale.
Kjo është bukuria e qetë — që nuk lodh syrin, por e ndihmon mendjen të përqendrohet.
Asphalt është ideal për ata që duan të ndërtojnë një atmosferë me karakter: shtëpi me linja të pastra, zyra që frymëzojnë fokus, hapësira publike që nuk plaken me stilin. I disponueshëm ne përfundimet matte dhe anti-slip, ky koleksion përshtatet natyrshëm nga banjo të dizajnuara me kujdes, deri te ambiente të jashtme me përdorim të përditshëm.