Konsulent/e i/e Produkteve në Departamentin e Shitjes
Përgjegjësitë
- Të arrijë ta kompletojë studimin e produkteve brenda një periudhe të pranueshme kohore
- Të ofrojë shërbim profesional të shitjes në showroom për klientë individual, arkitektë, dizajnerë dhe projektues
- Të bashkëpunojë me stafin duke shpalosur energji pozitive, komunikim efikas, zgjidhje të shpejtë të problemeve dhe të demonstroj integritet të lartë
- Të zhvillojë dhe të implementojë kulturë në standardin më të lartë në showroom
- Të bashkëpunojë me klientët potencial edhe jashtë showroomit, që të realizohen qëllimet e kompanisë tonë
- Të ofrojë shërbim të veçantë për secilin klient, duke u siguruar që çdo kërkese e klientit të merret parasysh dhe të trajtohet me korrektësi e pasion
Kërkesat dhe aftësitë
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze
- Të ketë së paku 4 vite përvojë pune në shitje.
Oferta
- Mbështetje me trajnime për zhvillim të vazhdueshëm profesional
- Mbështetje me trajnime me brand-et e Kreativ në Itali.
- Orari nga e hëna deri të shtunën 8 orë duke përfshirë pauzën prej 45 minutash
- Pagë konkurruese dhe paga e 13-të
- Sigurim shëndetesor