My Cart

Your cart is empty.

Pyetjet e shpeshta

  • Cilat pllaka janë të përshtatshme për dysheme?

Falë materialit nga gres porcelani dhe përparësive të tij teknike, pllakat e njëjta tani mund të vendosen si në dysheme ashtu dhe në mure.  

  • Cili është dallimi midis pllakave “qeramike” dhe pllakave nga “porcelani “?

Pllakat qeramike janë të përbëra në përgjithësi nga balta e kuqe ose e bardhë të cilat pjeken në furrë. Ato pothuajse gjithmonë kan një gllazurë të qëndrueshme. Pllakat qeramike janë zakonisht të përshtatshme për trafik shumë të lehtë dhe në përgjithësi kanë një koeficient të lartë të thithjes së ujit, duke i bërë ato më pak rezistente ndaj ngricave dhe konsumit.

Pllaka nga porcelani është një pllakë që prodhohet me metodën e shtypjes së pluhurit nga argjila e porcelanit e cila rezulton në një pllakë të dendur dhe të padepërtueshme. Pllakat nga porcelani zakonisht kanë një koeficient shumë më të ulët të thithjes së ujit, duke i bërë ato rezistente ndaj ngricave. Pllakat nga porcelani janë të përshtatshme për çdo aplikim nga trafiku i lehtë deri në trafikun më të rëndë banesor dhe komercial.

  • Cili është ndryshimi midis pllakave me gllazurë dhe full-body?

Pllakat me gllazurë janë të veshura me një shtresë të lëngshme, e cila më pas piqet në sipërfaqen e argjilës. Gllazura siguron një pllakë të pakufizuar ngjyrash dhe teksturash, si dhe mbron pllakën nga njollosja. 

Pllakat prej porcelani me trup të plotë nuk tregojnë përdorimin e pllakës me kohë sepse ngjyra e tyre shtrihet në të gjithë pllakën, duke i bërë ato ideale për aplikime komerciale.

  • Cili është ngjitësi i duhur për pllaka nëse kemi nxemje në dysheme?

Në rastin nëse keni nxemje në dysheme, ne rekomandojmë të përdorni ngjitësin H40 nga Kerakoll për shkak të aftësive teknike të cilat i ofron.  

  • Cilat janë pllakat më të mira për banjo të vogla?

Për të arritur efekt të një-trajtshmërisë dhe për të krijuar iluzionin e hapësirës më të madhe, ju mund të përdorni pllakat e formatit XL, të cilat krijojnë estetikë të vazhdueshme si dhe lejojnë pastrim më të lehtë dhe më të shpejtë.  

  • Çfarë pllaka duhet përdorur në dush kabinë?

Kontakti i vazhdueshëm me ujë në dush kabinë e bën pllakën me format XL një nga opsionet më të mira. Zona e dush kabinës poashtu mund të theksohet me mozaik, gjë që krijon estetikë impresive dhe i shton më tutje karakter banjos suaj.  

  • Si mund ta di se sa pllaka duhet blerë?

Për të zbuluar se sa pllaka duhet blerë për mure të banjos apo hapësirë suaj, së pari duhet matur dhe mbledhur perimetri dhe të shumëzohet me lartësinë e katit. Ndërsa për pllakat e dyshemesë, ju duhet të shumëzoni gjatësitë e dy mureve të cilët takohen mes veti në kandin 90°. Të gjitha këto matje japin numrin total të m2 për hapësirën tuaj.  

  • Kur porosis, sa pllaka shtesë duhet blerë?

Gjatë montimit të pllakave egziston mundësia që pllaka të thehet apo të qahet nga mjeshtri i cili i instalon ato dhe për këtë arsyje është mirë që gjithmonë të porositet një pako apo dy shtesë.

  • A mund të blej vetëm një pako të pllakave?

Kreativ Qeramika ju mundëson të bleni vetëm një pako të pllakave, e cila do të transportohet në lokacionin tuaj mbrenda afatit të caktuar të liferimit.

  • Cilat pllaka janë të përshtatshme për dhomë të gjumit?

Pllakat në Kreativ Qeramika janë të punuara nga gres porcelani dhe ky material ju lejon që pllakat të përdoren në të gjitha ambientet e shtëpisë suaj, pa marrë parasyshë se a do të vendosen në mure, dysheme, eksterier apo enterier.

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping