My Cart

Your cart is empty.

Blog

Dizajnimi i Llixhave (Spa) dhe qendrave të mirëqenies (Wellness Centers): Udhëzimet kryesore

Dizajnimi i Llixhave (Spa) dhe qendrave të  mirëqenies (Wellness Centers): Udhëzimet kryesore Thumbnail

Spa dhe qendrat Wellness janë ndër vendet më të njohura për pushime afatshkurtra dhe afatmesme. Cila mënyrë më e mirë për të shpëtuar nga neurozat urbane dhe për të zbuluar ndjenjën e vetvetes sesa në një mjedis i krijuar ekskluzivisht për paqen e mendjes?

Kujdesi për trupin dhe, në mënyrë indirekte, të mendjes, është një praktikë e lashtë: që nga shfaqja e banjove në kohët romake dhe vendbanimet fisnike të shekullit të 18-të, njeriu ka shikuar ujin dhe elementët natyrorë si mjete të çmuara me anë të të cilave të rikuperojë energjinë e humbur.

Nëse i shikojmë qendrat e Wellness & Spa, nga ato më të vjetrat deri tek më të rejat, ne mund t’i identifikojmë karakteristikat standarde nga të cilat mund të nxjerrim udhëzime themelore për krijimin e tyre.

Ndërlidhja midis materialeve dhe mirëqenies

Mjedisi ku ndodhet banjoja juaj mund të konsiderohet një tempull, ku qetësohet trupi dhe rimbushen rezervat e shterrura të energjisë. Projekti i banjos tuaj nuk duhet të ketë asgjë të tepërt dhe duhet të përcjellë qetësi dhe estetikë të pastër. Paleta e materialeve të zgjedhura nuk bën të jetë shumë e lehtë ose shumë e errët, por e ekuilibruar.

Materialet në Spa dhe Wellness

 Materialet e zgjedhura për llixhë (spa) janë një mbulesë që e zë tërë hapësirën dhe duhet të jenë të integruara me orenditë e pranishme. Zgjedhja e një materiali duhet të marrë parasysh madhësinë e të gjithë zonës dhe faktin që mund të jetë ose jo e lagësht. Konsideratat pasuese përfshijnë qëndrueshmërinë e materialit, ndryshimet në ngjyrë, kostot e mirëmbajtjes dhe karakteristikat teknike që parandalojnë rrëshqitjen.

Alberto Apostoli Hotel dhe SPA Portopiccolo

Marrëdhënia midis së brendshmës dhe të jashtmes: vazhdimësia materiale

Përveç pjesëve që janë në vende të mbyllura dhe të mbrojtura nga ndikimet atmosferike, disa qendra Wellness & Spa kanë zona të vendosura në natyrë me peisazhe të bukura. Zona të tilla në natyrë duhet të jenë mikpritëse për mysafirët, ndërsa i bëjnë ballë ndryshimeve të temperaturës dhe i rezistojnë kohës.

Që një llixhë (Spa Center), e vendosur në natyrë të jetë tërheqëse, marrëdhënia midis brendësisë dhe të jashtmes është një kusht thelbësor. Vazhdimësia e materialit është një zgjidhje e mirë, si ndërmjet dhomave ashtu edhe midis hapësirave të brendshme, midis dyshemesë dhe rreshtimit të pishinës termike. Jo të gjitha materialet janë në gjendje t’i rezistojnë njëjtë luhatjeve mes temperaturave të brendshme dhe atyre të jashtme (thjesht mendoni për një banjo malore në lartësi të madhe, ku ndryshimet e temperaturës janë parësore). Përkundrazi, një qendër e mirëqenies (Wellnes Center) në një kontekst urban mund të jetë më introverte dhe të luajë me kontraste materiale midis mjediseve të ndryshme.

Banjot termale të Vals të Zvicrës, të dizajnuara nga Peter Zumthor, janë një shembull që lëviz në drejtimin e parë: përdorimi i gurit lokal dhe marrëdhënia me mjedisin, zgjidhur me gërmimin e materialit dhe shtesave, e krijojnë një kombinim të përsosur të arkitekturës dhe peisazhit.

Peter Zumthor, spa of Vals, Switzerland

Banjot termale të “Holzbauer & Partner” të “Laa an der Thaya” në Austri janë, nga ana tjetër, rezultat i një procesi të projektimit bazuar në kontrastin midis zonave të ndryshme dhe ngjyrave të ngrohta që mbushin banjën me shkëlqim.

Terme Laa - Austri

Hapësira me kontrast: "dhomat" tematike

Hapësirat në qendrat e mirëqenies (Wellnes Centers) sillen nga ato më tradicionalet, si hamamet dhe saunat, deri tek ato më të rrallat dhe më të kërkuarat, nëse hapësira e lejon instalimin e tyre. Në vend se të bazohet në vazhdimësinë materiale të zonave të ndryshme, arkitektura mund të bëhet një kaleidoskop i mundësive, duke pasuruar një parajsë të kujdesit për trupin me materiale dhe ngjyra të ndryshme.

Secila zonë mund të ketë një temë dhe një pamje specifike estetike. Whirlpool me temperaturën e saj të nxehtë mund të ketë sipërfaqe me ngjyra më neutrale dhe homogjene, ndërsa zonat më të ftohta mund të luajnë në variacionet e shumta të larave në gur; hapësira më të vogla dhe më personale, për masazhe dhe trajtime bukurie,  mund të karakterizohen me ndriçim dhe ngjyra të ndryshme.

Estetika dhe performanca teknike: gjithmonë një bashkim i mundshëm?

Si në rastin e vazhdimësisë së materialit ashtu edhe në rastin e hapësirave të ndryshme, konsiderimi paraprak themelor i zbatueshmërisë duhet të bëhet për të siguruar suksesin e projektit. Llixha (Spa) është një vend ku bashkëjetojnë botë të ndryshme, secila prej të cilave ka kushtet e veta fizike: sauna mund të arrijë një temperaturë prej 90 gradë celsius ndërsa hapësirat kushtuar kryoterapisë janë shumë të ftohta.

Nëse sauna është një mjedis shumë i thatë, rezervat e ndryshme të ujit në temperatura të ndryshme janë të kundërta; prandaj vëmendje e konsiderueshme duhet t’i kushtohet ecurisë së materialeve. Rrëshqitja është ndoshta faktori i parë që duhet të zgjidhet sepse njerëzit do të lëvizin nëpër hapësirë me pantofla ose zbathur dhe siguria është thelbësore. Në këtë kuptim, shumë materiale dhe trajtime të tilla si mermeri i lëmuar dhe i shkëlqyeshëm, ose druri me një përfundim me shkëlqim nuk mund të përdoren.

Me përdorimin e pllakave nga gres porcelani është e mundur të kapërcehen këto pengesa, ngase ato i plotësojnë kërkesat estetike dhe funksionale: përmes zjarrit në temperatura shumë të larta, qeramika është në gjendje t’i rezistojë ndryshimeve të konsiderueshme të temperaturës. Ky material është në dispozicion në përfundime të ndryshme dhe ka indekse kundër rrëshqitjës për të garantuar përdorimin optimal në qendrat e mirëqenies (Wellnes Centers).

Pishinë dhe një llixhë private (spa)

Ariana Grüll Thermal SPA Geinberg

Kompanitë më të mira në sektor paraqesin një shumëllojshmëri të gjerë të pllakave që tërheqen mbi materiale si gur, dru, mermer, rrëshirë, ar etj, për frymëzim dhe është i aftë të japë formë në instancat më të ndryshme të projektimit. Me përdorimin e gurëve, është e mundur që të zgjidhet marrëdhënia midis brenda dhe jashtë dhe të krijohet një mjedis i vetëm pa filtra. Nga ana tjetër, me dizajne të bazuara në hapësira që ndryshojnë nga njëra-tjetra, gres porcelani mund të garantojë heterogjenitet duke ruajtur specifikimet teknike.

Hotel Nazionale - Sanremo

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping