...
My Cart

Your cart is empty.

Politikat e Privatësisë

Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë

Kreativ Qeramika ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona dhe e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur. Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi përditësuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni. Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.

Definimi i termeve

Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “KREATIV QERAMIKA” apo termi “NE” nënkupton Kreativ O.P. Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e KREATIV QERAMIKA. Kjo politikë aplikohet për çdo produkt, që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të Kreativ Qeramika. Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni KREATIV QERAMIKA që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.

Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë

Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë. Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.

Mbledhja e të Dhënave Personale

Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:

-Shfrytëzoni shërbimet tona

-Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne

-Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj

-Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona

-Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë

Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:

Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne. Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë). Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim. Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja. Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.

Të dhënat automatike

Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona;

-Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.

-Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.

-Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në web faqet tona, apo partnerëve tanë.

-Termet e kërkimit apo filterët e përdorur.

Të dhënat duke përdorur cookies

Cookie është një fajll standard që vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund të përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, apo përmbajtjes së e-mailit në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjesë e shërbimeve tona mund të mos funksionoj si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies për mirëmbajtje të sesionit edhe cookies të vazhdueshme në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave te juaja.

Të dhënat nga burime të tjera

Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.

Personalizimi nëpër pajisje te ndryshme. 

Kur ju qaseni në Kreativ Qeramika nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj për qëllime të kyçjes, sigurisë dhe personalizimit.

Të dhënat për procesim të pagesave

Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.

Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit

Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:

-Identifikimin tuaj për qasje te sigurte në shërbime tona

-Ofruar shërbime të personalizuara dhe relevante

-Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush

-Për t’ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i e-mail për të vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve

-Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu

-Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale

-Që teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa më relevante

Si i ruajmë të dhënat e mbledhura

Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme. Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.

Informatat të cilat i ndajmë dhe i shpalosim

Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer me mirë, si dhe për t’i shfaqur reklamat që ne mendojmë që do të ju pëlqejnë.

Ofruesit e shërbimeve

Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo te na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics apo Hotjar. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues te shërbimeve për te procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmërise së kartelave të debitit apo kreditit.

Ligji dhe interesi publik

Duke mos ju përmbajtë asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrollit të cilat përndryshe mund t’ju kemi ofruar juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim të dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmërisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, qështje të sigurisë apo qështje teknike; apo për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim të ju kufizoje juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.

Si mund t’i kontrolloni të dhënat të cilat i keni ndarë me ne

Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohë ju keni mundësi të na kontaktoni ne web faqen tone ku do t’i keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato, apo në mënyrë të lehtë të na kontaktoni.

Qasja në të dhënat tuaja personale

Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund t’i shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj. Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.

Qasja apo korrigjimi i te dhënave

Nese jeni regjistruar për llogari në Kreativ Qeramika, ne ju ofrojmë mundësi ne SSO (single Sign On) të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që na i keni ofruar dhe që janë të assocuara me llogarinë tuaj.

Kundërshtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit

Kur ju jeni të kyçur në llogari të Kreativ Qeramika, ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në SSO në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.

Bartja

Kreativ Qeramika ju mundëson që të shkarkoni informatat te cilat i keni ndarë nëpërmjet shërbimeve duke kontaktuar ne webfaqen tonë.

Preferencat e komunikimit

Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante. Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera duke na kontaktuar përmes web faqes tone.

Siguria

Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit online@kreativqeramika.com

Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta

Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë. Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.

Sugjerimet dhe Ankesat

Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit online@kreativqeramika.com.

Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë

Ne mund ta revidojmë kohë pas kohe këtë politikë të privatësisë. Nëse bëjme ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do të ju njoftojmë përmes faqes tonë ne facebook ose e-mail. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar te çaseni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me përditësimet.

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping