...
My Cart

Your cart is empty.

SISTEMI I FSHEHUR I ANKERIMIT PËR FASADA VENTILUESE NGA KEIL

Fasada ventiluese është një metodë e veçantë e ndërtimit ku ekziston një ndarje fizike mes sipërfaqes së jashtme të objektit dhe murit të brendshëm të ndërtesës. Ndarja në fjalë, përmes hapësirës, mundëson qarkullimin e ajrit mes murit dhe veshjes së jashtme. Kjo metodë është ndër sistemet më të njohura të fasadave të arkitekturës bashkëkohore. Fasada ventiluese, edhe pse estetikisht e gjithanshme është e paskompromis sa i përket cilësisë. Kjo lloj fasade qoftë elegante, tradicionale, moderne, delikate apo jo-konvencionale nuk ka kufizime për kreativitet. Në këtë lloj fasade mund të përdoren një sërë materialesh veshjesh, si guri natyror, pllakë prej porcelani, beton me performancë ultra të lartë, çimento prej fibre, laminat me presion të lartë dhe qelq i kristalizuar.

SISTEMI I ANKERIMIT

-Materiali për veshje që është i dëmtuar mund të zëvendësohet
lehtësisht.
-KEIL ankerat mund të ripërdoren për të zëvendësuar panelet e fasadës.
-Asnjë papastërti apo vija të ndryshkut nuk do të shfaqen në sipërfaqe të fasadës, pasi që mbajtësi gjendet në pjesën e prapme.
-Nuk ka kufizime për kreativitetin tuaj ngase me këtë fasadë mund të realizohet edhe dizajni më i guximshëm.
-Teknologjia KEIL redukton kufizimet në përzgjedhjen e materialit ideal të fasadës në bazë të kërkesave strukturore - në veçanti për mveshjet që mbrojnë nga shiu.
-Sistemi i ankerimit zvogëlon punën e përfshirë duke kërkuar më pak vrima dhe krijon avantazhe ekonomike duke lejuar që të përdoren panele më të holla.
-Në dispozicion janë më shumë se 50 materiale të ndryshme që mund të përdoren duke përfshirë qeramika, gres procelan, gur natyror, plastikë/HPL, çimento prej fibre, xhami etj.
-Ngarkesa e tensionit është më e lartë në krahasim me sistemet e tipllave ose sistemet e thjeshta me varje.

ANKERIMI DIREKT

Ankeri KEIL pa strukturë mbështetëse. Ankeruesi KEIL lehtëson lidhjen e ngushtë aksiale të ankerit të shpimit të brendshëm dhe bulonave të filetuara. Përdoret aty ku panelet e fasadës nuk duhet të hiqen më pas fiksimit, p.sh. për të zëvendësuar panele të dëmtuara në elemente betoni të parapërgatitur për pajisje të brendshme, për zëvendësimin ose riparimin e pjesshëm nevojitet hapësirë e kufizuar prapa veshjes dhe murit.

NËN STRUKTURA

Struktura mbështetëse është lidhja statike mes murit të jashtëm apo të brendshëm të strukturës dhe veshjes së fasadës. Alumini mbizotëron në shumicën e rasteve. Strukturat e mbështetjes së aluminit mund të përshtaten në tre dimensione dhe të qëndrojnë, pa stres, kundër strukturës së ndërtesës.

Çdo pabarazi dhe projeksionet e murit mund të kompensohen për të arritur një shtrirje të përsosur horizontale dhe vertikale. Strukturat e mbështetjes prej alumini mund të jenë gjithashtu shumë të efektshme kur integrohen në sistemin e mbrojtjes nga rrufeja edhe nëse veshja e fasadës nuk e përçon elektricitetin.

MATERIALET E MVESHJËS

Më shumë se 50 lloje të ndryshme të materialeve mund të përdoren me ankerin e fshehur të fasadës KEIL. Pavarësisht nga materiali ose trashësia të gjitha realizohen me shkallën më të lartë të sigurisë.
-Guri Natyror, graniti, mermeri, guri gëlqeror, guri ranor, guri jura dhe ardëz me një trashësi minimale prej 20mm deri në 60mm.
-Pllaka qeramike dhe porcelani duke filluar me një trashësi prej 7mm.
-Panelet për mveshje prej guri dhe polimeri të krijuara nga njeriu, qelq i kristalizuar ose "Bio Glass", çimento me fibra, laminat i presuar, materialet me sipërfaqe të ngurta, duke filluar nga 8 mm.

Sistemi i ankerimit KEIL mundëson përdorimin e paneleve për mveshje më trashësi më të vogël që rezultojnë në reduktimin e shpenzimeve të materialit, të punës dhe të transportimit të mallrave, si dhe ngarkesën e reduktuar të peshës në ndërtesë.

MAKINA SHPUESE

Shpimi i vrimës së prerjës së brendshme bëhet duke përdorur makinat shpuese KEIL ose burgiat KEIL për makinat CNC. Në dispozicion ka burgji të ndryshme varësisht nga lloji i materialit (shpim i thatë dhe me ujë). Koha e shpimit për ankerim të një vrimë të thellë 14.5 mm, është më pak se 10 sekonda.

Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping